
Deputeti Mefail Bajqinovci ka përshkruar atmosferën e sotme në Prishtinë, pak para ndeshjes Kosovë–Turqi, si një ndër më të veçantat e viteve të fundit.
Nënë emisionin special “Kampionët”, ai tha se pritja për këtë sfidë ka krijuar një gjendje të ngjashme me momentet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Ishte një atmosferë sikur u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës, ku njerëzit pritnin që sa më shpejt të kalojë ora dhe të vijë koha e ndeshjes Kosovë–Turqi. Një ndjenjë e veçantë, njerëz të ardhur nga të gjitha viset”, u shpreh Bajqinovci.
Sipas tij, interesimi i madh dhe grumbullimi i tifozëve nga të gjitha trevat shqiptare e kanë kthyer këtë ndeshje në një ngjarje të veçantë sportive dhe emocionale për kryeqytetin.