Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kraki: Pati shumë raste gati-gati te goli, por kjo është fitore edhe për ne se u bëmë senzacion ndërkombëtar

Gazeta10
31 March 2026 - 23:23

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar ndeshjen Kosovë–Turqi, e cila përfundoi me fitore të Turqisë 1:0, duke vlerësuar lojën e ekipit të Kosovës si shumë të mirë dhe me vullnet të madh.

Sipas Krakit, diferenca e rezultatit nuk reflekton performancën e futbollistëve kosovarë.

“Lojëja ishte e mirë, vullneti i lojtarëve tanë ka qenë i vërtetë. Fati ose ndoshta teknika nuk ka qenë e duhur për të finalizuar aksionet. Shumë raste shkuan gati-gati te goli, por nuk konkretizohen. Sidoqoftë, kjo është fitore edhe për ne, sepse e kam përcjellë në media në Francë, kanë folur, kanë shkruar për Kosovën – ka qenë një senzacion.

Ai vlerëson se përkundër humbjes, ekipi dhe atmosfera rreth tij kanë treguar potencialin dhe entuziazmin e madh të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.