Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

77 vjetori i themelimit të NATO’s, Haradinaj: FSK e gatshme të bëhet pjesë e Aleancës përkrah SHBA’së

Gazeta10
04 April 2026 - 14:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për 77 vjetorin e themelimit të NATO’s, duke thënë se populli i Kosovës, është përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.

Haradinaj ka thënë edhe se ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e NATO’s.

Postimi:

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.

Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.

Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.