Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-presidentja Osmani merr pjesë në inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu

Gazeta10
05 April 2026 - 21:05

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë pasi përfundoi mandatin si president ka vizituar Vitinë.

Ajo ka përkujtuar 27 vjetorin e rënies së Mirali Sejdiut. Osmani ishte e shoqëruar edhe nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Smirës së Vitisë, sot iu kthye në bronz heroi Mirali Sejdiu. Në 27-vjetorin e rënies për liri, pata nderin që, bashkë me familjen e heroit Mirali Sejdiu, me bashkëluftëtarët e tij, me kryetarin e komunës z. Sokol Haliti, si dhe me shumë qytetarë të Vitisë dhe bashkatdhetarë nga diaspora, të përjetësojmë jetën dhe idealin e tij”.

“Mirali Sejdiu ishte më shumë se një luftëtar. Ai ishte vazhdimësi e përpjekjeve tona shekullore për liri dhe shtet, një djalë që u rrit me dashurinë për atdheun, i cili në momentet më vendimtare iu përgjigj kushtrimit për liri. Sot, shtatorja e tij në bronz qëndron si dëshmi e përjetshme e sakrificës dhe si kujtesë se liria që gëzojm është amanet që duhet ruajtur dhe forcuar çdo ditë. Lavdi Heroit Mirali Sejdiu! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar Osmani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.