Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis “Pika e Ditës”, emisioni më i ri në Kanal 10 me Argnesa Abdixhikun

Gazeta10
06 April 2026 - 9:16

Emisioni “Pika e Ditës” është formati i dytë më i ri në televizionin Kanal 10, i cili ka nisur transmetimin këtë të hënë, nën moderimin e gazetares, Argnesa Abdixhikut.

Me një përmbajtje të pasur informative, lidhje të drejtpërdrejta dhe mysafirë në studio, ky emision synon të mbajë shikuesit të informuar dhe të angazhuar përgjatë gjithë transmetimit.

Në mesin e temave që trajtohen në edicionin e sotëm është edhe astrologjia, ku të ftuara janë Fatbardha Zyberi, Ikballe Huduti dhe Antigona Kotorri, të cilat do të ndajnë me publikun perspektivat dhe interpretimet e tyre në këtë fushë.

Çdo ditë nga ora 09:00 nga e hëna në të premte, ky emision do të ju përcjell në ekranin e tekevizionit Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.