Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tek KB Peja vendimi i FBK-së për tifozët cilësohet i panevojshëm

Gazeta10
27 October 2022 - 14:56

Në një deklaratë dhënë për Kanal10 drejtori sportiv i KB Peja Arber Elshani e kundërshton vendimin e FBK-së për ndalimin e tifozëve mysafirë në tribunat e palestrave sportive.

“Për neve nuk është e lehtë, e dijmë se tifozët tanë janë të interesuar të na përkrahin në çdo ndeshje si në palestrën Minatori ashtu edhe në secilin palestër ku luajmë si mysafirë. Por ky është vendim I FBK-së dhe patjetër duhet me zbatu si të tillë”.

“Ky vendim është i panevojshëm edhe vitin e kaluar e kanë marrë të njëjtin vendim ndërkaq në finale të Play-Offit mes Trepçës dhe Yllit i kemi parë të dy tifozëritë duke shkuar të njëra-tjetra. Pra kur e merr një vendim duhet me respektu plotësisht. Jo me marr vendim me i ndalu tifozët e kur të luajnë Trepça – Ylli , Torcidat me shku në Suharekë e Xhebrailat në Mitrovicë. E në këtë rast në prag të derbit më të madh shqiptar, tifozët e Prishtinës nuk po lejohen me ardh në Pejë”.tha drejtori sportiv i Pejës Arber Elshani.

Aktualisht Peja është liderë i “Prince Caffe Superliga” me pikë të plota në renditje pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.