
Edicioni i gjashtë i ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ (RLIOF) rikthehet këtë korrik, duke e shndërruar Prishtinën dhe mbarë Kosovën në qendra ku muzika, kujtesa dhe emocionet ndërthuren në një rrëfim të përbashkët artistik.
Këtë vit, festivali vjen me një program të pasur dhe të larmishëm që përfshin gjithçka – nga arti pamor dhe muzika urbane, te nostalgjia e grupeve legjendare dhe fuqia e artit operistik. Çdo performancë sjell një përvojë unike, duke komunikuar me publikun përmes ndjeshmërisë dhe intensitetit që e karakterizon këtë festival.
Organizatorët ftojnë publikun që gjatë muajit korrik t’i bashkohet këtij rrugëtimi artistik, për të përjetuar nga afër interpretimet dhe për të njohur artistët që do ta bëjnë këtë edicion të paharrueshëm.
Programi i festivalit:
4 korrik – Koncerti i Bendit Minatori
4 korrik – Ekspozita e Fadil Berishës
5-6 korrik – Masterclass i fotografisë me Fadil Berishën
10 korrik – “Open Mic” Karaoke
14 korrik – Nexhmije Pagarusha – Prishtinë
16 korrik – Nexhmije Pagarusha – Ferizaj
18 korrik – Nexhmije Pagarusha – Istog
18-23 korrik – Masterclass me Jean Bernard Thomas
20 korrik – Young Classics
22 korrik – Ensemble Evening
24 korrik – New Generation
26 korrik – Opera Night
28 korrik – Konferenca për shtyp e RLIOF
29 korrik – Gala Night “Rame Lahaj & Friends”
