Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

Gazeta10
09 April 2026 - 18:35

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në fund të seancës për punën e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se Ligji për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë.

Ai u shpreh se ky ligj nuk është diskriminues, por siç tha, është me standard evropiane.

“Ligji jonë për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë. Serbët që punojnë në institucione shëndetësore, arsimore që nuk menaxhohen nga institucionet e Kosovës, e që posedojnë dokumente nga strukturat serbe, obligohen të aplikojnë brenda 12 muajsh për të marrë lejen e qëndrimit”.

“Ligji i Kosovës për të Huajt as nuk është diskriminues, e as preferues ndaj ndonjë komuniteti, është Ligj me standarde evropiane, por nuk mund të lejojmë paralelizma, sepse kjo është në kundërthënie me sundimin e ligjit. Ligji për të Huajt përfaqëson obligimin që Kosova ka marrë përsipër sipas marrëveshjes për stabilizim-asociim, me Bashkimin Evropian dhe këtu i referohem posaqërisht nenit 86, për migrimin e ligjshëm, që i kërkon Kosovës që ta përafrojë legjislacionin vet me atë të Bashkimit Evropian”, tha Konjufca

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.