
Në konferencën e jashtëzakonshme nga pika kufitare në Merdare, pas ndalesës në Serbi, Bislimi ka thënë ta ketë njoftuar faktorin ndërkombëtar dhe gjithçka ishte artificiale.
“Faktori ndërkombëtar është njoftuar dhe të gjithë e dinë. Ka pasur një kërkesë dhe një vendim për tu kthyer. Ne nuk jemi ndjerë të kërcënuar. Kjo gjithcka ka qenë artificiale, por kur autoritetet vendosin atëherë është e pamundur për të vazhduar tutje pa leje” ka thënë Bislimi./Gazeta10