
Përveç djegies së veturave, përfaqësuesit serb kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve në veri të vendit nëse Kosova ndërmerr hapa për konfiskimin e makinave me targa serbe. Mirëpo krerët institucional të Kosovës kanë deklaruar se mbesin pas zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale. Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për 10 muaj dhe evitimin e tensioneve potenciale, raporton Gazeta10.
Raporti Gresa Bardhecaj
Kamera Kanal10/KP/Tanjug
Kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq mund të shihet përsëri duke i prirë bllokimit të rrugëve dhe turmës së serbëve lokal në veri të Kosovës.
Rakiq ka bërë paralajmërime për veprime të tilla nëse Kosova ndërmerr hapa për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Këto deklarime kryetari i Listës Serbë i ka bërë pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pak ditë para hyrjes në fuqi të vendimit për targat.
Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore. Nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të vazhdojnë të mbeten targat KM, pasi sipas tij nuk ka legjitimitet vendimi për ri-regjistrimin e targave.
Sigurisht se do të hasin në rezistencën demokratike të popullatës serbe. Nuk do të ketë përsëritje të vitit 2004, as veprime të tilla të ngjashme kundër popullit serb. Kërcënimet nga Prishtina se do të vazhdojnë me zbatimin e një aksioni që duhet të tregojë qëndrueshmërinë dhe forcën e tyre dhe të kërcënojnë plotësisht stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit tonë.
Derisa ndaj zbatimit të këtij vendimi, është treguar i prerë kryeministri, Albin Kurti.
Pas deklarimeve të përfaqësuesve serb për tensione potenciale në veri, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar shtyrje të afatit për 10 muaj.
“Që nga fillimi i këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë prej 12 muajsh për ri-regjistrim. Sipas të njëjtit arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më kuptimplote dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur. Kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbët e Kosovës në veri të marrin kartat e identitetit të Kosovës dhe patentë shoferët e Kosovës”
Ditëve të fundit Kosovës i është kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja që të shtyhet zbatimi i vendimit për targat, derisa më një kërkesë të tillë nuk janë pajtuar nga Qeveria e Kosovës./Gazeta10.