
Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, në një lidhje direkte për emisionin Politiko, ka treguar rreth ngjarjes së ditës së enjte të javës së kaluar në këtë emision dhe ka shprehur falënderim për angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e emisioneve për Betejën e Koshares, të cilat tradicionalisht transmetohen më 9 prill nga Kushtrim Sadiku.
Berisha kujtoi momentin kur, gjatë ardhjes në televizion, ishte ndalur në recepsion dhe kishte pyetur për Kushtrimin, duke marrë përgjigje se ai ndodhej duke marrë infuzion. Ai tha se më pas kishte parë një nga zyrat me xhama, por nuk kishte ndërhyrë më tej, duke mos e konsideruar situatën si serioze në atë moment.
“Zakonisht, kur kam ardhur në televizion, jam ndalur te recepsioni dhe kam pyetur për Kushtrimin se ku është. Edhe atë ditë u ndala dhe e pyeta, dhe më thanë se ishte duke marrë infuzion. E pashë në një nga ato zyrat me xhama poshtë, por thashë hajt se nuk ishte për t’u interesuar më shumë dhe nuk e kisha marrë si diçka tragjike, se mund të ishte një gjendje shëndetësore e rënduar”, tha Berisha në Politiko.
Berisha theksoi mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm ndër vite:
“Dua të të falënderoj që në atë gjendje që ke qenë, ashtu siç ke bërë tradicionalisht prej vitesh, gjithmonë më 9 prill ke ndarë pjesë për të realizuar një emision që e prezanton Betejën e Koshares,” u shpreh ai.
Deklarata e plotë: