Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Llumi i rrjetëve sociale sulmuan” – Milaim Zeka: Shqetësuese dhe çnjerëzore yryshjet e tyre!

Gazeta10
13 Prill 2026 - 21:23

Gazetari dhe komentatori politik, Milaim Zeka në një lidhje direkte për emisionin Politiko, ka kritikuar ashpër disa kolegë të tij gazetarë, duke i akuzuar për sjellje joprofesionale dhe sulme ndaj Kushtrim Sadikut për gjendjen e tij shëndetësore gjatë transmetimit të emisionit janën e kaluar.

Zeka tha se është irrituar tej mase nga veprimet dhe qëndrimet e disa gazetarëve, të cilët sipas tij kanë probleme serioze me përdorimin e substancave dhe alkoolit.

Ai shtoi se këta persona kanë sulmuar ashpër Kushtrim Sadiun, por edhe vetë atë më pas në mënyrë private, duke i th[n[ se pse ka marrë pjesë në atë emision dhe mënyrën e vazhdimit të tij.

“Më ka irrituar tej mase llumi i kolegëve tanë gazetarë, të cilët i njoh nga afër, të cilët janë drogaxhinj të kalibrit shumë të lartë, janë alkoolikë të rëndë. Dhe pikërisht këta njerëz të kanë sulmuar ty, Kushtrim, më së rëndi dhe më keq. Jo vetëm ty, por edhe mua pastaj privatisht, duke më thënë se si ke qëndruar në emision dhe si nuk je larguar nga emisioni”, tha tutje Zeka.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/VNxqiYEI618

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.