Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Visar Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin të kthehet në LDK

Gazeta10
15 Prill 2026 - 16:13

Visar Azemi, Sekretar Organizativ i LDK-së ka thënë për media se për Vjosa Osmanin “mund të ketë vend” për t’u kthyer në këtë parti.

Azemi tha se LDK synon “rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj.”

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK po synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë,” tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.