
Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë më të forta dhe më konkurruese sesa ato të dhjetorit, duke theksuar se partitë kryesore tashmë kanë hyrë në këtë proces më të konsoliduara dhe më të përgatitura.
Sipas Zeqirit, dallimi kryesor qëndron në stabilitetin e brendshëm të subjekteve politike. Ai thekson se Partia Demokratike e Kosovës kishte ndryshuar lidershipin në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa tani hyn në garë më e stabilizuar.
Një situatë e ngjashme, sipas tij, vlen edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila tashmë e ka të konfirmuar kryetarin dhe mbështetjen e delegatëve të saj, si dhe pritet të përfaqësohet edhe nga Vjosa Osmani.
Ai shton se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hyjë në zgjedhje me të njëjtin elan, pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar të Ramush Haradinajt, i cili pritet të vazhdojë të jetë figurë udhëheqëse në partinë e tij gjatë fushatës.
“Në këto rrethana, i shoh këto tri parti si më të konsoliduara për zgjedhjet e qershorit,” ka deklaruar Zeqiri, duke nënvizuar se gara pritet të jetë më dinamike dhe me rivalitet më të madh politik.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/R9PVYgUCJCw