Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arton Nrecaj: Nuk kemi armiqësi politike, por mungesë përgjegjësie

Gazeta10
15 Prill 2026 - 19:10

Arton Nrecaj nga instituti Clard, në emisionin Gazeta tha se, pavarësisht dëmeve që po i shkaktohen vendit nga kriza politike, ekziston ende hapësirë për zgjidhje përmes dialogut ndërmjet partive.

Sipas tij, fakti që subjektet politike vazhdojnë të ulen dhe të bisedojnë është një sinjal pozitiv, pasi situata nuk përbën konflikt apo armiqësi mes tyre.

“Dëmet që po shkaktohen, prapë se prapë partitë po ulen dhe po bisedojnë për të zgjidhur problemet. Ne nuk kemi luftë me njëri-tjetrin dhe partitë politike nuk janë në hasmëri, por kemi një betejë politike,” thaNrecaj në Gazeta.

Ai theksoi se në këtë fazë është thelbësore që të ketë më shumë seriozitet dhe përgjegjësi nga spektri politik, duke kërkuar lidership që vendos interesin e shtetit mbi atë partiak.

“Ideja është që duhet të ketë seriozitet dhe rrugën duhet ta hapë një burrështetas – ai që gjen zgjidhje për të ecur vendi përpara, e jo për ta bllokuar atë,” theksoi ai.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/-SI_2S2vwTk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.