Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Gazeta10
22 Prill 2026 - 19:37

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti po hetohet dhe vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve. Mediat marrin vesh se të lënduarit janë babë e bijë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.