Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zelensky në konferencë urgjente: Kjo është çmenduri!

Gazeta10
28 October 2022 - 12:33

Ndërkohë që ukrainasit janë duke avancuar në dy fronet siç është ai i Luhanskut dhe Khersoni, rusët duket se kanë vendosur që të kundërsulmojnë në një zonë tjetër, siç është Donjecku, raporton Gazeta10.

Mediat e huaja raportojnë për luftime të ashpra në zonën e Bakhmut, pjesë e rajonit të Donjeckut ku rusët janë duke bombarduar masivisht ushtrinë ukrainase si edhe zonat civilë duke bërë që vetë Zelensky të dalë në një konferencë urgjente për shtyp.

“Kjo është një çmenduri. Ata po bombardojnë qytete dhe fshatra sikur të ishin objektiva ushtarakë”, tha ai.

Rusët synojnë thyerjen e frontit në këtë pjesë me qëllim marrjen më pas edhe të qyteteve të tjera si Sloviansk apo Kramatorsk.

Me thyrjen e këtij fronti, rusët mendojnë se mund të ndryshojnë edhe rrjedhën e luftës në Ukrainë, e cila aktualisht po fitohet nga këta të fundit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.