Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pas vizitës te familja e Afrim Bunjakut: I vizitova me dhimbje por edhe me krenari të thellë

Gazeta10
24 Prill 2026 - 19:55

Ish-presidentja Vjosa Osmani, sot ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.

Osmani ka thënë se familjen e heroit, e vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.

Postimi:

Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.

Lavdi e përjetshme!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.