Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kapitull i ri për Aleancën”, Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar në Prishtinë

Gazeta10
09 May 2026 - 13:07

Ishdeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë ka hyrë në një kapitull të ri, duke zgjedhur në krye të saj Kreshnik Smajlajn.

Përmes një postimi publik, Haradinaj e ka cilësuar Smajlajn si një person i suksesshëm në afarizëm dhe të përmbushur në të gjitha aspektet, derisa ka theksuar se ai do të jetë zëri i brezit të ri brenda subjektit politik.

“Sot, dega e Aleancës në Prishtinë nisi një kapitull të ri dhe zgjodhi në krye të saj një djalë tepër të suksesshëm në afarizëm dhe të përmbushur në të gjitha aspektet. Kryetari i ri, Kreshnik Smajlaj, një fitues i shumëfishtë, do të jetë prijës i Aleancës në Prishtinë dhe njëherësh zëri i brezit të ri në këtë subjekt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se pret bashkëpunim të ngushtë për ta bërë degën e Prishtinës shembull brenda AAK-së.

Në fund të postimit, Haradinaj ka uruar Smajlajn për detyrën e re, si dhe strukturat e Aleancës në kryeqytet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.