Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Gazeta10
29 Prill 2026 - 16:02

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik.

Sipas njoftimit zyrtar, ky projekt përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës.

Gjatë punës, të miturit instaluan gypat e ujësjellësit sipas standardeve teknike dhe realizuan montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë. Aktiviteti u zhvillua në grup, nën mbikëqyrjen e instruktorit, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe teknikat e përfituara gjatë trajnimit.

“Përmes këtij angazhimi, ata kanë forcuar njohuritë teknike, kanë zhvilluar aftësi bashkëpunimi dhe organizimi në grup, si dhe kanë rritur përgjegjësinë në respektimin e standardeve të sigurisë. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në formimin profesional të të miturve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për sfidat që i presin në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/1302111858563363?ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.