
Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Adresa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se shkuarja sërish në zgjedhje vetëm katër muaj pas atyre të jashtëzakonshme reflekton mungesën e kompromisit mes partive politike.
Sipas Mujës, zgjedhjet e mëparshme prodhuan një rezultat të qartë dhe një shumicë stabile, por, siç thekson ai, “duket që partitë politike nuk arritën ta tejkalojnë vetveten dhe jemi këtu ku jemi”.
Ai shton se gara politike duhet të mbetet e fortë dhe konkurruese, por në rrethanat aktuale, përparësinë më të madhe e sheh te Lëvizja Vetëvendosje, kryesisht për shkak të pozicionit të saj në pushtet.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/OCnGF-aIso8