Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Milazim Koci: Politikanët në Kosovë kanë mungesë të kulturës politike

Gazeta10
30 Prill 2026 - 19:02

Politologu Milazim Koci, në emisionin Gazeta tha se skena politike në Kosovë vazhdon të karakterizohet nga mungesa e ndryshimeve reale, për shkak të prezencës së të njëjtëve akterë politikë dhe qasjeve të tyre të pandryshuara.

“Absolutisht sepse të njëjtit akterë janë dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Janë ato parti, ato personalitete, ai mentalitet të cilin e karakterizon mungesa e kompromisit, mungesa e pragmatizmit dhe, në radhë të parë, mungesa e kulturës politike,” tha Koci në Gazeta.

Sipas Kocit, një ndër problemet kryesore mbetet keqkuptimi i nocioneve bazë politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për kuorumin, për të cilin ai thotë se shpesh interpretohet gabimisht si faktor bllokues.

Ai theksoi se kuorumi në Kushtetutë nuk është menduar si pengesë për funksionimin institucional, por si një mekanizëm që garanton balancë dhe detyron bashkëpunimin politik.

“Në shikim të parë mund të duket si faktor bllokues, por është vendosur si një mekanizëm që garanton se një parti, për shembull Lëvizja Vetëvendosje me 51%, të mos marrë të gjitha pushtetet, por të bëjë kompromis me opozitën,” deklaroi Koci.

Ai shtoi se ky parim është përfshirë në Kushtetutë me ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë, me synim forcimin e demokracisë dhe krijimin e një sistemi më të balancuar politik në vend.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/0aG4Ldw9aQc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.