Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Adnan Rrustemi: Drejtuesve të opozitës iu shkëlqenin sytë nga lumturia kur u vendos për zgjedhje

Gazeta10
30 Prill 2026 - 21:22

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se sjellja e partive opozitare tregon qartë qëndrimin e tyre ndaj procesit të ri zgjedhor.

Sipas tij, reagimet dhe paraqitjet publike të përfaqësuesve të opozitës në konferenca për media lënë të kuptohet se ata po i mirëpresin zgjedhjet e reja.

“Duket edhe nga konferencat për media të drejtuesve të opozitës se si iu shkëlqenin sytë nga lumturia nga fakti se po shkojmë në zgjedhje, dhe kjo është përgjigje e drejtpërdrejtë se kush i ka shkaktuar këto zgjedhje. Me kaq padurim i kanë pritur,” u shpreh Rrustemi.

Ai shtoi se mënyra se si po trajtohet procesi zgjedhor nga partitë politike tregon edhe dinamikën aktuale të skenës politike në vend, në prag të zgjedhjeve të reja.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/EyWaiQ63Qfk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.