
Komentatori politik Basri Muja ka komentuar ndryshimet brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se kjo parti ka bërë dallimet më të mëdha në përbërjen e saj, por sipas tij kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht zhvillim pozitiv.
Në emisionin Politiko në Kanal10, Muja tha se LDK-ja ka pasur më së shumti prurje të reja dhe ndryshime të mëdha në listën zgjedhore.
“Dallimet më të mëdha i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ka më së shumti prurje. Ka thyerje të mëdha. Vjosa dhe lista e saj janë diku rreth 20 persona të rinj në atë listë”, u shpreh Muja.
Ai theksoi se ndryshimet e shumta në strukturën e partisë mbeten për t’u vlerësuar nga elektorati nëse do të rezultojnë pozitive apo jo.