Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: PDK në dhjetëshen e parë ka kandidatë më urbanë dhe figura të reja

Gazeta10
13 Maj 2026 - 22:24

Komentatori politik Basri Muja ka komentuar listën zgjedhore të Partia Demokratike e Kosovës, duke vlerësuar se partia ka tentuar të krijojë një kombinim mes figurave të reja dhe strukturave tradicionale.

Në emisionin Politiko në Kanal10, Muja tha se në pjesën e parë të listës vërehen kandidatë më të rinj dhe më urbanë, një qasje që sipas tij është promovuar edhe më herët nga Bedri Hamza.

“Po tentojnë me reformu, me pru njerëz të rinj dhe me ju ik pak njerëzve tradicional”, deklaroi Muja gjatë debatit televiziv.

Megjithatë, ai theksoi se në pjesën tjetër të listës vazhdojnë të dominojnë figurat tradicionale të partisë, të cilat sipas tij mbeten të rëndësishme për elektoratin e PDK-së.

Muja shtoi se ndryshe nga partitë tjera që kanë bërë afrime të menjëhershme me figura me të cilat kanë pasur dallime të mëdha politike, PDK-ja ka zgjedhur një qasje më të kujdesshme ndaj Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limaj.

“PDK ka vepru mirë që nuk ka improvizu… i duhet kohë me i akomodu strukturat”, u shpreh ai.

Sipas Mujës, mes PDK-së dhe Nismës nuk ekzistojnë dallime të mëdha ideologjike dhe bashkëpunimi mes tyre mund të zhvillohet gradualisht me kalimin e kohës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.