Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Malishevë – Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë së tij

Gazeta10
01 Maj 2026 - 9:08

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:50, në Malishevë.  Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Malishevë/30.04.2026-15:50. Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës ( garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.