Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kurrë s’duhet harruar se dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit

Gazeta10
01 Maj 2026 - 15:44

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka shprehur mbështetje për të drejtat e punëtorëve dhe kërkesat legjitime të Sindikatës së sektorit privat.

Tahiri ka theksuar se 1 Maji nuk është vetëm një datë kalendarike, por ditë e atyre që punojnë çdo ditë për të mbajtur familjet e tyre dhe për të ndërtuar shtetin me mund e sakrificë, sipas tij, shpeshherë pa vlerësimin e merituar.

Ai ka shprehur solidaritet me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në vendin e punës, si dhe me çdo punëtor që përballet me mungesë dinjiteti, mosrespektim të kontratave dhe padrejtësi sociale.

Tahiri ka kujtuar se si deputet ka ngritur vazhdimisht zërin për të drejtat e punëtorëve në çdo sektor, duke përmendur angazhimin për ligjin e pagave në sektorin publik dhe së fundmi për mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat.

“Nuk duhet harruar kurrë se dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit”, ka deklaruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.