Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gjykata ka dështuar”, Gashi ‘SHPËRTHEN’ ndaj Speciales pas raportit të fundit

Gazeta10
01 Maj 2026 - 23:01

Gazetari Kreshnik Gashi, i ftuar në emisionin “Adresa” në televizionin Kanal10, ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kritikuar qasjen e Gjykatës.

Sipas Gashit, Gjykata Speciale nuk ka arritur të kuptojë realitetin dhe mentalitetin shoqëror në Kosovë, veçanërisht mënyrën se si zhvillohen praktikat tradicionale të varrimit dhe reagimet në situata të caktuara.

“Gjykata ka dështuar me kuptu mentalitetin e Kosovës dhe situatën ku njerëzit nuk i kryejnë varrimet me termine të caktuara javore, por i bëjnë aty për aty, dhe kjo është situatë problematike,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se raportet dhe vendimet lidhur me caktimin e paraburgimit lënë shumë dilema, sidomos sa i përket nevojës dhe arsyeshmërisë së tij në disa raste.

Gashi ngriti edhe shqetësime për, siç tha ai, paragjykime të mundshme në proces, duke përmendur deklarata të bëra në konferenca me përfaqësues diplomatikë nga zyrtarë të Dhomave të Specializuara, të cilat mund të interpretohen si paragjykim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.