Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria del me njoftim për Durim Berishën: U ndalua 48 orë për “ngacmim” e jo për postimet në facebook, siç pretendoi avokati

Gazeta10
02 Maj 2026 - 13:56

Prokuroria Themelore në Prishtinë, është deklaruar lidhur me arrestimin e Durim Berishës, ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Në njoftim thuhet se Berisha është ndaluar mbi dyshimet për veprat ‘’ngacmim’’ dhe ‘’detyrim’’.

Nga prokuroria është deklaruar edhe se, Berisha ka qenë i përfshirë në komunikim me palën e dëmtuar, gjë për të cilën, prokuroria ka siguruar prova.

‘’ Prokuroria thekson se ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të  bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media. Këto raportime janë bazuar në deklarata  të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person të dyshuar për ngacmim dhe detyrim

Prishtinë, 2 maj 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, me urdhër  të prokurorit kujdestar , është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar me inicialet D.B.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’, sipas nenit 182, dhe ‘’Detyrimi’’,  sipas nenit 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në dyshimet fillestare, i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, për çka Prokuroria ka siguruar  prova relevante  që mbështesin këto dyshime.

Prokuroria thekson se ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të  bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media. Këto raportime janë bazuar në deklarata  të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e vënies para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.