Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti i mirë e lidhja e pushimit të 1 majit, kosovarët e “vërshojnë” Shëngjinin

Gazeta10
02 Maj 2026 - 20:57

Ditët me diell, kombinimi i pushimit të 1 majit me fundjavën kanë tërhequr vizitorë të shumtë në bregdetin e Shëngjinit.

Qytetarë nga Kosova, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, po shijojnë pushimet për shëtitje dhe relaks

Strukturat akomoduese në zonë kanë qenë të përgatitura për këtë fluks, pasi rezervimet ishin kryer që më herët, ndërsa interesi për të kaluar pushimet në Shëngjin mbetet i lartë edhe për ditët në vijim.

Shëngjini po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion që frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por sa herë kushtet atmosferike janë të favorshme, duke ofruar qetësi dhe një eksperiencë të këndshme për vizitorët./TVKLAN/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.