Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vëzhgim me dron e masa të veçanta, zbulohet si u arrestua një roje pylli në Kamenicë

Gazeta10
15 May 2026 - 12:49

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet S.H., zyrtar në Rajonin e Kamenicës, është ndaluar gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria 2026”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, përfshirë vëzhgimin me dron.

Prokuroria dyshon se ai ka tejkaluar kompetencat zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë-përcjellje për masë drusore që dyshohet se ishte sjellë ilegalisht nga Serbia në fshatin Shahiq të Kamenicës.

“Këto veprime, i pandehuri S.H, dyshohet me bazë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të kallëzimit penal, Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur Kërkesën për caktimin e Paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.