Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë

Gazeta10
16 May 2026 - 19:16

Qytetarët e Kosovës, që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit, do ta kenë mundësinë të votojnë.

Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, i cili ka shtuar se qytetarët duhet ta bëjnë regjistrimin gjatë periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përveç që mundëson regjistrimin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit për të votuar përmes postës ose në përfaqësi diplomatike, një mundësi të tillë e kanë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët në ditën e zgjedhjeve nuk janë në Kosovë, pra që përkohësisht gjenden jashtë vendit”, tha Elezi.

Elezi, po ashtu, ka shtuar se procedura e regjistrimit është e njëjtë me atë për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.

“Procedura e regjistrimit të tyre është e njëjtë, si ajo e shtetasve të Kosoës që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në rubrikën ku kërkohen dokumentet e nevojshme për regjistrim, aplikuesi duhet të bashkangjes dokumentin që dëshmon adresën e personit, tek i cili qëndron përkohësisht, ose dëshmi tjetër banimi për rastet specifike, si rezervim hoteli, konvikti, etj”, tha Elezi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.