
Ka nisur finalja e madhe e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Në garë për çmimin e madh janë 25 shtete, ndërsa spektakli pritet të nisë me performancën e Danimarkës dhe të mbyllet nga Austria.
Shqipëria do të performojë e pesta në renditje.
Kënga “Nan” ka marrë reagime pozitive që pas prezantimit në gjysmëfinale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e festivalit.