Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jeton Zogjani për fjalimin e Kurtit në Gjakovë: Retorika për armatim në fushatë po krijon shqetësim publik

Gazeta10
18 May 2026 - 23:28

Komentatori politik Jeton Zogjani, në Adresa kritikoi disa deklarata të bëra gjatë hapjes së fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, duke thënë se premtimet e lidhura me industrinë ushtarake po interpretohen si retorikë e rrezikshme politike.

Ai iu referua deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për funksionalizimin e një fabrike municioni në Gjakovë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përfshirë prodhimin e dronëve.

“Oferta që pak e kemi dëgju ishte që do ta funksionalizojë fabrikën e fishekëve në Gjakovë… dhe më herët është fol për dronë. Kjo punë e fishekëve duhet me u marrë seriozisht”, u shpreh Zogjani.

Ai shtoi se një pjesë e diskursit politik po jep përshtypjen e një orientimi të tepruar drejt temave të luftës, gjë që sipas tij mund të krijojë shqetësim te qytetarët.

“Po a po dimë diçka më shumë? A po përgatitemi për ndonjë luftë të dytë? Krejt oferta është duke u fol për luftë”, tha ai, duke theksuar se këto mesazhe mund të ndikojnë në perceptimin publik.

Deklaratat e plotë: https://youtu.be/c8QmEokj8_8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.