Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City fiton minimalisht me një super gol të De Bruyne

Gazeta10
29 October 2022 - 15:23

Pavarësisht dominimit të të gjithë sfidës, skuadra e Manchester City-t nuk ka mundur të shkojë më shumë se rezultatin 0-1 në “King Power Stadium” përballë Leicester City-t.

Skuadra e Guardiolës diktoi ritmin që nga fillimi, megjithatë pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua vetëm në minutën e 49’, me Kevin de Bruyne që realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit.

Pas raundit të 14-të të Premier League, Manchester City merr përkohësisht kreun e renditjes me 29 pikë, 1 më shumë se Arsenal i vendit të dytë, por me “The Gunners” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.