Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea pëson humbje të thellë kundër Brighton

Gazeta10
29 October 2022 - 18:01

Brighton ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier,.

Graham Potter u kthye në klubin që u bë i njohur, por që kthimi nuk ishte prej më të mirëve.

Vendasit e nisën në sulm duke krijuar disa raste që në start, duke e kthyer njërin prej tyre në gol.

Kaoru Mitoma pasoi te Leandro Trossard i cili arriti të shënojë për 1-0 pas disa lëvizjeve të bukura.

Më të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë dhe u mendua që mund të bëjë ndonjë rikthim në lojë, por kjo nuk ndodhi.

Kai Havertz shënoi për 3-1 në minutën e 49-të për t’iu dhënë shpresë tifozëve.

Rasti tjetër i mirë ishte në minutën e 69-të, kur Aumbametang rrezikoi, por pa sukses.

Pascal Gross shënoi në fund për 4-1, për të kompletuar ditët në keqe të Chelseat.

Chelsea me 21 pikë mbetet në vendin e pestë, ndërsa Brighton kthehen te fitorja pas pesë ndeshjes dhe tani mbajnë vendin e shtatë me 18 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.