
Raporti: Arza Kastrati
Kolona të gjata në trafik janë shkaktuar edhe gjatë ditës së shtunë, për shkak të testimit të shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qytetarët kanë kritikuar Komunën e Prishtinës, për shkak të pritjeve të gjata në trafik.
Të nervozuar, u panë edhe gjatë ditës së shtunë, qytetarë të shumtë që ia mësynë kryeqytetit me vetura.
Ndoshta jo si një ditë më parë, por që testimi i shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, krijoi përsëri kolona të gjata në Prishtinë.
Qytetarët ngritën kritika ndaj të parit të Prishtinës, Përparim Rama, për shkak të pritjeve të gjata në trafik.
E një nga qytetarët u ankua se ndonëse banesa e tij ishte afër, atij iu desh t’i bënte dy kilometra më shumë, për të mbërritur te ajo për shkak të rrugës njëkahëshe.
Me kolona të gjata u përballën qytetarët edhe gjatë së premtes.
Ndërsa, testimi i shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete do të vazhdojë edhe gjatë se dielës. / Kanal10