
Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pasi u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë. Ai tha se u dënua për t’i plotësuar orekset politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se u dënua pa asnjë provë, pa asnjë argument e me vendim kundër drejtësisë, raporton “Betimi për Dejtësi“.
Sipas tij, gjyqtarja e rastit Edita Çanta e dënoi përmes urdhrave politik.
“Edita, permes kesaj padrejtesie, mundet, permes emrit tim, me konkuru per kryetare e Apelit, ose Gjykates te Larte. Pse po ikin njerezit nga ky vend? Sepse ka perdhunues te drejtesise, sikurse eshte Edita Çanta, e cila me ka denuar permes urdherave politik, ta marrura permes telefonave. Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!!!”, shkroi Zeka.
Postimi i plotë i Zekës:
“Edita Çanta, gjyqetare e rastit, pa asnje prove, pa asnje argument, dha nje vendim kunder drejtesise, vetem per t’i plotesuar orekset politike te Albin Kurtit. Edita, permes kesaj padrejtesie, mundet, permes emrit tim, me konkuru per kryetare e Apelit, ose Gjykates te Larte.
Pse po ikin njerezit nga ky vend? Sepse ka perdhunues te drejtesise, sikurse eshte Edita Çanta, e cila me ka denuar permes urdherave politik, ta marrura permes telefonave.
Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!!!”
https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/2814945388867486?ref=embed_post