Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besian Mustafa: Vjosa Osmani është profesioniste dhe politikane e shkëlqyer

Gazeta10
20 May 2026 - 21:53

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosoves e ka vlerësuar lart figurën e ish presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si profesioniste dhe diplomate të shkëlqyer.

“Vjosa Osmani ka qenë presidente e Kosovës për pesë vite. Personalisht, një profesioniste dhe diplomate e shkëlqyer”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se është i kënaqur me, siç e quajti, ribashkimin e madh brenda LDK-së, ku listës i prin Vjosa Osmani.

“Gëzohem faktit që LDK ka arritur të bëjë një ribashkim të madh, ku listës i prin Vjosa Osmani”, u shpreh ai.

Sipas Mustafës, Osmani ka bërë punë të rëndësishme gjatë mandatit të saj presidencial, duke përmendur edhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa ndërkombëtare.

“Ajo ka bërë punë të shkëlqyer derisa ka arritur në fund të mandatit të saj, ku Kosova është bërë themeluese e Bordit të Paqes, një prej iniciativave më të fuqishme globale në kohët e fundit”, deklaroi Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.