
Kim Kardashian vazhdoi të dëshmonte se është nëna më elegante, ndërsa ndoqi ndeshjen e fundit të djalit të saj, Saint, gjashtëvjeçar në Calabasas, Kaliforni, transmeton Gazeta10.
Teksa shikonte të birin nga një karrige, ylli televiziv 42-vjeçar qëndroi sa më larg që të ishte e mundur nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, 45-vjeçar, i cili së fundmi shkëputi marrëdhëniet me Adidas, Balenciaga e shumë marka të tjera.
Biondja mahniti e veshur tërësisht në të zeza, por ajo u pa vazhdimisht duke injoruar ish-partnerin duke qenë se dënoi gjuhën e urrejtjes edhe në rrjete sociale pas komenteve antisemite të reperit.
