Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen 4 persona pasi u futën të armatosur në zonën e KEK-ut

Gazeta10
30 October 2022 - 14:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona, pasi të njëjtit dyshohet se janë futur në zonën e KEK-ut, të armatosur me armë të gjata, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar katër armë të gjata dhe 89 fishekë.

“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjhëherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm”, thuhet në njoftim.

“Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.