Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Artane Rizvanolli: EFT gjatë qeverisjes sonë nuk ka shitë asnjë megavat orë në Kosovë

Gazeta10
29 May 2026 - 21:51

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,  në emisionin “Politiko” ka folur rreth akuzave për importin e energjisë elektrike duke mohuar çdo ndërlidhje të Lëvizjes Vetëvendosje me kompaninë NOA  dhe EFT.

Në një deklaratë në Kanal10, Rizvanolli tha se kompania EFT nuk ka shitur energji elektrike në Kosovë gjatë qeverisjes aktuale.

“E para është përmend kompania EFT që themelues e ka Vuk Hamović, mirëpo gjatë qeverisjes tonë EFT nuk ka shitë në Kosovë asnjë megavat orë, kjo është e para, nuk e di nga ka ardhë kjo farë ideje. E dyta që është me rëndësi, importin nuk e bënë Qeveria, importin pjesën dërrmuese e bëjnë KESCO dhe KEDS, as kompania NOA që po na akuzojnë nuk ka të bëjë me Vetëvendosjen”, tha Rizvanolli.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.