Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident tragjik në rrugën Bulqizë-Klos, humb jetën një 50-vjeçar

Gazeta10
31 May 2026 - 17:32

jë aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në rrugën Bulqizë–Klos, në zonën e njohur si “Plani i Bardhë”, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç raporton Top Channel, viktima është identifikuar si Hali Gjashi, rreth 50 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej automjeteve të përfshira në përplasje. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete që drejtoheshin nga shtetasit me iniciale Xh. S. dhe S. C.

Për shkak të përplasjes së fortë, Gjashi vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Top Channel transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.