
Problemet me pusetat në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec janë sanuar pas raportimit në emisionin “Adresa e Ankesave” të Kanal10.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se ekipet komunale kanë intervenuar në terren dhe kanë rregulluar pusetat që kishin shkaktuar shqetësime për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Qytetarët kishin ngritur ankesat e tyre për gjendjen e pusetave përmes emisionit “Adresa e Ankesave”, ndërsa pas publikimit të rastit, autoritetet komunale kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zgjidhjen e problemit.