Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

Gazeta10
05 June 2026 - 8:50

Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë afati për aplikimin për mbështetjen financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lidhur me këtë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë thirrje dje që të gjithë përfituesit potencialë që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë brenda afatit.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka shkruar Murati.

Ai ka bërë të ditur se studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, ndërsa punëtorët e sektorit jo-publik përmes formularit të publikuar në faqen e Administratës Tatimore të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.