
Dy asamblistë të Vetëvendosjes dyshohet se patën një përplasje mes tyre në afërsi të objektit të komunës së Podujevës, ngjarja rreth orës 11:00 të ditës së sotme, raporton Gazeta10.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit “- tha Ahmeti.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Gazeta10.