
Kandidati për deputet nga VV-ja Ejup Ahmeti në “Adresa” ka folur për çështjen e pasurisë dhe transparencës në Kosovë.
Ahmeti ka theksuar se çdo qytetar duhet të ketë mundësi të pasurohet, por gjithmonë në mënyrë të drejtë dhe të deklaruar.
“Ne dëshirojmë që çdo qytetarë i Kosovës të bëhet i pasur, por vetëm të tregojë se nga është kjo pasuri. Ne e dimë që shumica e deputetëve mundohen ta vëjnë një maskë, të etiketojnë tjetrin, duke e pastruar tjetrin, janë po këta të cilët sot nëse i futesh në detaje dhe e shikon burimin e pasurisë së tyre del që këta persona janë pasuruar nga politika”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka theksuar se transparenca mbi burimin e pasurisë është thelbësore për ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe për një sistem më të drejtë në vend.