
Analisti politik Arton Demhasaj ka prezantuar listën e tij prej dhjetë emrash që, sipas tij, duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Unë mendojë se në top 10-shen e LDK-së sipas meje duhet të jenë Kujtim Shala, i dyti Lutfi Haziri, i treti Ukë Rugova, e katërta Jeta Statovci, i pesti Avdullah Hoti, e gjashta Hykmete Bajrami, i shtati Besian Mustafa, i teti Armend Zemaj, i nënti Ermal Sadiku dhe i dhjeti që duhet të jetë në Kuvend është Visar Xani”, tha Demhasaj.
Sipas tij, kjo listë përfshin figura me përvojë politike dhe emra të njohur brenda LDK-së, të cilët ai i konsideron të përshtatshëm për përfaqësim në institucionin më të lartë legjislativ në vend.