Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerta Deliu: Programi i Hamzës trajton në thelb nevojat e qytetarëve

Gazeta10
06 June 2026 - 22:55

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, në “Politiko” ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë më shumë se kurrë nevojë për një qeveri që ua lehtëson jetën dhe i orienton drejt zhvillimit.

Ajo theksoi se vizioni i PDK-së, i udhëhequr nga Bedri Hamza, synon pikërisht këtë qasje ndaj qytetarëve.

“Qytetari i Kosovës sot më shumë se kurrë ka nevojë për një qeveri që e orienton atë, kur po flas për orientim po flas që t’ia lehtësojë jetën, prandaj vizioni i PDK-së përkatësisht i Bedri Hamzës e bënë këtë. Unë mendoj se rezultati i nesërm do të jetë në favor të programit tonë politik”, tha Deliu-Kodra.

Sipas saj, mbështetja qytetare pritet të reflektohet në rezultatet zgjedhore, duke i dhënë përparësi programit politik të PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.