Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Avni Arifi: Në bindjen e Aleancës kush nuk e do Amerikën, nuk e do Kosovën

Gazeta10
06 June 2026 - 23:30

Kandidati për deputet nga AAK, Avni Arifi, në “Politiko” ka deklaruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë projekti politik që nuk synon forcimin e raporteve me ShBA-në, dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

“Në si Aleancë kurrë nuk do të nënshtrohemi dhe kurrë nuk do të jemi pjesë e asnjë projekti që dyshojmë që nuk e ka synim forcimin e Aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, agjendën euroatlantike. Në bindjen tonë kush nuk e do Amerikën nuk e do Kosovën,” tha Arifi.

Deklarata e tij vë theksin te orientimi pro-amerikan dhe pro-perëndimor i AAK-së, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me interesin shtetëror të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.